Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lajçak kërkoi ta takonte Osmanin në Pragë, Presidentja refuzoi

Lajçak kërkoi ta takonte Osmanin në Pragë, Presidentja refuzoi

Në Forumin e Sigurisë GLOBSEC në Pragë, ani pse të dy ishin të pranishëm, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, s’pati një takim me emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Burime për Gazetën Online Reporteri.net bëjnë të ditur se emisari sllovak ka kërkuar që të takojë të parën e shtetit, mirëpo është refuzuar nga ajo.

Lakçak në një postim të bërë sot në Facebook ku dhe foli për angazhimet gjatë këtyre ditëve, ndërsa përmendi takimin në GLOBSEC me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin tha se kishte biseduar për hapat e ardhshëm në dialog.

Emisari i BE-së poashtu ka paralajmëruar një vizitë në Prishtinë, si përgatitje për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.

Ndërsa e para shtetit, mëngjesin e së dielës, ndau në “X” disa prej deklaratave të djeshme në Forumin e Sigurisë në Pragë.

Për presidenten Osmani, tryeza e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë s’është e barabartë. Ajo tha se aktualisht tryeza duhet të jetë e sheshtë, por është e përmbysur.

“Ju e dini, në një bisedë ju keni një tryezë mes dy palëve, e cila normalisht duhet të jetë e sheshtë, në kuptimin që duhet të ketë një bazë të barabartë, barazi mes dy palëve. Ajo që shohim tani, ajo që përballemi tani, është se tavolina është e gjitha me kokë poshtë.

Sipas Osmanit, Bashkimi Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, njëanshëm është në anën e kësaj të fundit, dhe në dëm të shtetit tonë.

Sipas Presidentes, “s’mund të ëndrrërohet për rezultate nëse s’ka ekuilibër”.