Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lajçak flet me një zyrtar të KiE për forcimin e qeverisjes lokale në Veri të Kosovës

Lajçak flet me një zyrtar të KiE për forcimin e qeverisjes lokale në Veri të Kosovës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka diskutuar se si mund të forcohet qeverisja lokale në veri të Kosovës me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori.

Këtë e ka bërë gjatë një vizite që po zhvillon në Strasburg.

“Derisa isha në Strasburg, diskutova edhe me Mathieu Mori, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës si të forcohet qeverisja lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.