I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar sot me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.
Pas këtij takimi, Miroslav Lajçak ka shkruar në Twitter se kishin një takim të dobishëm, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, duke përfshirë veriun e Kosovës.
Lajçak ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara.