Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lajçak diskuton me ministren serbe për pritshmëritë e BE-së nga Serbia

Lajçak diskuton me ministren serbe për pritshmëritë e BE-së nga Serbia

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të martën, ka njoftuar se ka takuar ministren për Integrime Evropiane të Serbisë, Tanja Misçeviç, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, diplomati sllovak ka potencuar se gjatë takimit me ministren serbe kanë diskutuar për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Diskutuam edhe pritshmëritë e BE-së nga Serbia”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe Kosova në këtë forum po përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo të martën ka njoftuar se ka takuar homologen sllovene, Tanja Fajon.

“Në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork”, thuhej në komunikatë. /Albanianpost/