Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së

Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq...

“Mashtrimet nëpërmjet internetit” Policia apelon qytetarët për kujdes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se...

KFOR-i e vazhdon fushatën kundër martesave të hershme në Kosovë

KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lajçak: Bisedimet për dinarin duhet të vazhdojnë

Extra AL PVC

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se bisedimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ishin “një hap i parë i rëndësishëm”, por se “shumë pyeje politike” mbeten ende pa përgjigje.

Me ndërmjetësimin e tij, përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë u takuan të martën në Bruksel.

“Takimet shtesë do të jenë të nevojshme”, tha Lajçak në një postim në platformën X.

Ai nuk sqaroi nëse palët kanë pasur ndonjë dakordim.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili udhëhoqi delegacionin e Kosovës, tha se nuk u diskutua për rregulloren, porse për mundësitë që i ofron ajo për transferimin e mjeteve nga shtetet e tjera në Kosovë.

“Nuk ka asgjë tjetër dhe nuk kemi pranuar diskutime të tjera. Rregullorja është në fuqi dhe nuk ndryshohet. Zbatimi i saj nuk vihet në diskutim”, tha Ismaili për Radion Evropa e Lirë.

Delegacionin e Serbisë e udhëhoqi kryenegociatori Petar Petkoviq, i cili tha se rregullorja e BQK-së kërkon zgjidhje në nivel politik.

“Pasojat e një vendimi të tillë të njëanshëm [të Kosovës] janë politike dhe ndikojnë në mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha ai pas takimit.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Ajo nxiti reagime të zemëruara të Beogradit zyrtar, i cili mbështet financiarisht komunitetin serb në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare shprehu, po ashtu, shqetësime për ndikimin e saj në jetën e qytetarëve serbë.

Diplomatët perëndimorë i kërkuan Qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin, për t’u dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Por, kryeministri Albin Kurti këmbënguli se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet.

Sipas tij, rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro.

Çfarë u tha tjetër në Bruksel?

Guvernatori i BQK-së, Ismaili, tha se në takim u prezantuan disa modele teknike se si Serbia mund ta vazhdojë financimin e servëve në Kosovë në mënyrë ligjore dhe transparente.

“Ekzistojnë mundësi ligjore për transferim ligjor [të parave], nëse Serbia është e gatshme t’i pranojë ato”, tha Ismaili pa ofruar më shumë hollësi.

Petkoviq tha se për çështjen e dinarit nuk është diskutuar asnjëherë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por “duke qenë se vendimi i së ashtuquajturës Bankë Qendrore të Kosovës prek drejtpërdrejt serbët, sigurisht që do të diskutohet në Bruksel”.

Ai shtoi se do të bëjë “absolutisht gjithçka” për të arritur një zgjidhje në Bruksel.

“Këmbëngulëm se duhet gjetur një zgjidhje sa më shpejt, sepse jemi në prag të marsit, kur qytetarët tanë duhet t’i marrin të ardhurat për muajin shkurt”, tha Petkoviq./REL/

spot_img

Të fundit

Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së

Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq...

“Mashtrimet nëpërmjet internetit” Policia apelon qytetarët për kujdes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se...

KFOR-i e vazhdon fushatën kundër martesave të hershme në Kosovë

KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat...

Haxhiu takohet me shefin e Zyrës së BE’së, flasin për reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me...

Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së

Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara përmbahen nga testime të tilla. Kështu tha zëvendësministri i Jashtëm...

“Mashtrimet nëpërmjet internetit” Policia apelon qytetarët për kujdes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se ka një rritje të numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit. Përmes një njoftimi publik, thuhet...

KFOR-i e vazhdon fushatën kundër martesave të hershme në Kosovë

KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Kosovë. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se martesat në fjalë janë...