Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lahi Brahimaj publikon fotografitë e fëmijëve që vdiqën tragjikisht në fshatin e tij të lindjes: Jabllanica e Gjakovës u vesh nën petkun e zi

Lahi Brahimaj publikon fotografitë e fëmijëve që vdiqën tragjikisht në fshatin e tij të lindjes: Jabllanica e Gjakovës u vesh nën petkun e zi

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka publikuar fotografitë e fëmijëve që vdiqën tragjikisht të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin e tij të lindjes, në Jabllanicë të Gjakovës.

“Jabllanica e Gjakovës sot është e veshur nën petkun e zi. Shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jetën e tre djemve në lule të rinisë, duke shembur edhe zemrat tona”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Brahimaj tha se u qëndron pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina ndërsa njoftoi se i pezullon aktivitetet elektorale që do t’i mbante sot si kandidat pë deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Në këto momente të rënda për Jabllanicen, Gjakoven dhe Kosoven, jemi pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për të ndarë dhembjen së bashku. Njëkohësisht ju njoftoj se sot pezulloj të gjitha aktivitetet elektorale që ishin të paralajmëruara”, shkroi Brahimaj.