Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lahi Brahimaj kujton rënien e nipit, Luan Haradinajt: Ka qenë goditje jo veç për familjen e UÇK-në, por për tërë Kosovën

Lahi Brahimaj kujton rënien e nipit, Luan Haradinajt: Ka qenë goditje jo veç për familjen e UÇK-në, por për tërë Kosovën

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, në emisionin “Java”, ka rrëfyer momentet e rënies së nipit të tij, Luan Haradinaj, i cili ra dëshmor gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Brahimaj ka kujtuar atë ditë si një nga momentet më të rënda, duke theksuar se humbja e Luan Haradinajt ishte një goditje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë vendin.

“Ajo ditë ka qenë e rëndë. Ishte një goditje jo vetëm për UÇK-në, por edhe për tërë Kosovën”, ka thënë Brahimaj në emisionin “Java” në Kanal 10. /Gazeta10/