Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve

NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë...

Driton Selmanaj: Mos u habisni kur të ftohet edhe Albin Kurti në Prokurori Speciale

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas intervistimit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

La Liga ngrit akuza për abuzim racor ndaj Vinicius

Extra AL PVC

La Liga ka ngritur akuza në një gjykatë lokale në lidhje me abuzimin racor drejt sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, gjatë fitores 2:0 javën e kaluar ndaj Real Valladolid.

Vinicius ishte në shënjestër të tifozëve vendas pasi u zëvendësua vonë në “Estadio Jose Zorrilla”, ku dy golat e Karim Benzemas siguruan tre pikët për Reali, raporton TV Arbëria.

Reprezentuesi brazilian kritikoi La Ligën për mungesën e veprimeve të saj për të zhdukur racizmin, megjithëse shefi i kampionatit spanjoll, Javier Tebas tha se ato komente ishin të padrejta.

La Liga vendosi sot për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për abuzimin e Vinicius duke e çuar çështjen më tej.

“LaLiga ka ngritur akuzat përkatëse në lidhje me fyerjet raciste të drejtuara kundër futbollistit Vinicius Jr, përpara organeve përkatëse gjyqësore, administrative dhe sportive”, thuhet në një deklaratë.

“Në Gjykatat e Magjistraturës së Valladolidit është ngritur një kallëzim penal për krime të urrejtjes, i mbështetur nga provat audio-vizuale të mbledhura në hetimin e kryer përmes imazheve dhe videoklipeve të publikuara në burime të hapura.

LaLiga ka kërkuar gjithashtu nga Gjykatat e Magjistraturës së Valladolidit që ta transferojnë ankesën në Prokurorinë Publike për Krimet e Urrejtjes në mënyrë që ajo të marrë pjesë në këtë çështje.

Përveç kësaj, dhe siç ka ndodhur për disa sezone, një raport i fyerjeve raciste i është dorëzuar Komitetit të Konkurrencës RFEF dhe Komisionit Shtetëror kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport, për t’u studiuar dhe vlerësuar për një sanksion”, shkruante më tej në deklaratë.

Në një postim në rrjetet sociale pas fitores së premten ndaj Valladolidit, Vinicius tha: “Racistët vazhdojnë të shkojnë në stadiume dhe të shikojnë klubin më të madh në botë nga afër dhe @LaLiga vazhdon të mos bëjë asgjë…”

Tebas ishte i shpejtë për të hedhur poshtë këtë pretendim në atë kohë, dhe La Liga tani është zotuar të rrisë përpjekjet e saj të vazhdueshme për të çrrënjosur çdo lloj dhune, racizmi apo ksenofobie brenda dhe jashtë stadiumeve.

spot_img

Të fundit

Monaco i jep leksion Barcelonës

Një Monaco me lojtarë të rinjë, shumica nën 20...

Zbulohet data e publikimit të “Squid Game 2”

Sezoni i dytë i serialit super të suksesshëm “Squid...

Pacolli kundër përdorimit të “Prindi1” “Prindi 2”: Gërryejnë vlerat e familjes, të përdoren “nënë” e “baba”

  Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli,...

Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve

NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë...

Monaco i jep leksion Barcelonës

Një Monaco me lojtarë të rinjë, shumica nën 20 vjeç, e kthen Barcelonën me këmbë në tokë. Një titull i saktë për ekipen e...

Zbulohet data e publikimit të “Squid Game 2”

Sezoni i dytë i serialit super të suksesshëm “Squid Game” po vjen në Netflix më 26 dhjetor. Kështu ka bërë të ditur platforma e serialeve...

Pacolli kundër përdorimit të “Prindi1” “Prindi 2”: Gërryejnë vlerat e familjes, të përdoren “nënë” e “baba”

  Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dalë kundër përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Sipas tij, një gjë...