Sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi sot feston datëlindjen e 29-të.
Qendërsulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka lindur me 24 prill të vitit 1994 në Prizren.
Ai është bërë figura kryesore e skuadrës spanjolle në këtë edicion pasi ka realizuar 12 gola, ndërsa renditen në vendin e 10-të me 40 pikë.
Në faqen zyrtare të La Ligas është postuar një video me njërin nga golat më të bukur të tij me mbishkrimin:
“Këtë ditë do ta kujtoni gjithmonë si ditën e ditëlindjes së Vedat Muriqit. Gëzuar ditëlindjen, pirat!”.
/TV Arbëria