Ish-moderatorja e lajmeve qendrore në T7, Teutë Halili, ka publikuar këngën e saj të re, të titulluar “ Imagjino”.
Halili ka sjell në projekt mjaft ritmik, derisa teksti i kësaj kënge verore është shkruar nga reperi Elinel.
“E di e ke thonë ti, e ke thonë ti, temën e kom thonë nëse don ti..”, thotë një pjesë e tekstit të kësaj kënge.
Para disa muajsh, Halili kishte lansuar edhe këngën “E don ti”.
Moderatorja u tërhoq nga moderimi pas gjashtë vitesh, për t’iu përkushtuar muzikës.
Njoftimin për këtë e kishte bërë në fund të muajit maj.
“Të dashur miq dhe kolegë, sot ishte edicioni im i fundit i lajmeve në T7. Një rrugëtim prej 6 vitesh, i mbushur plotë me sfida, omente të bukura, momente pikëllimi, emocione të shumta, që të gjitha brenda hapësirave të T7”, kishte shkruar Halili.