Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > La Jennifer Aniston për Angelina Jolie?! Ja si qëndron e vërteta e marrëdhënieve të Brad Pitt

La Jennifer Aniston për Angelina Jolie?! Ja si qëndron e vërteta e marrëdhënieve të Brad Pitt

Pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet nga divorci i Jennifer Aniston dhe Brad Pitt mesa duket ka ende disa gjëra të cilat nuk janë mbyllur plotësisht.

Dyshja u martua në vitin 2000 dhe pas pesë vitesh njoftuan edhe ndarjen e tyre me anë të një deklarate ku thuhej se:

Dëshirojmë të njoftojmë se pas shtatë vitesh së bashku kemi vendosur të ndahemi zyrtarisht. Për ata që ndjekin këto lloj gjërash, dëshirojmë të shpjegojmë se ndarja jonë nuk është rezultat i ndonjë spekulimi të raportuar nga mediat online.

Ky vendim është rezultat i një diskutimi shumë të mirëmenduar. Ne mbetemi miq të përkushtuar dhe të kujdesshëm me dashuri dhe admirim të madh për njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, para fillimit të romancës me Jokie, me sa duket Pitt kishte qenë i sinqertë me gruan e tij të atëhershme Aniston për tërheqjen që kishte nga ajo.

Shoku i Aniston-it dhe ylli i “Friends”, Courteney Cox zbuloi në një intervistë për Vanity Fair:

Unë nuk mendoj se ai filloi një lidhje direkt me Angelinën, por mendoj se ai ishte i tërhequr nga ajo. Kishte një lidhje dhe ai ishte i sinqertë për këtë me Jen. Në shumicën e rasteve, kur njerëzit tërhiqen nga njerëzit e tjerë, ata nuk e tregojnë. Të paktën ai ishte i sinqertë për këtë. Ishte një tërheqje që ai luftoi për një periudhë kohore.

Jennifer thuhet se kishte kaluar një periudhë të vështirë pasi “Friends” përfundoi dhjetë sezonet e tij në 2004, dhe sipas burimeve të brendshme, Pitt i cili ishte i zënë me xhirimet me Jolie “thjesht nuk ishte aty për të”. Teksa martesa e tyre përfundoi, duket sikur Aniston dhe Pitt kanë ruajtur gjithmonë marrëdhënie të mira./Afterparty.al/

Powered by WordPress