Kylie Jenner dukej tejet e lezetshme në një kostum të bardhë të koleksionit “Khy” në Instagram të premten.
Dizajnerja 26-vjeçare e modës, e cila mbush 27 vjet më 10 gusht, u pa me një bluzë të bardhë, e cila i shfaqte barkun dhe belin e vogël, teksa ishte ulur në një grup shkallësh jashtë një shtëpie në fermë.
Nëna e fëmijëve Stormi dhe Aire shtoi pantallona të shkurta të fryra që i nxirrnin në pah këmbët e saj.
Motra më e vogël e supermodeles Kendall Jenner kishte lëshuar flokët e saj të zinj me valë të buta, teksa ka shtuar grimin në ngjyrë bronzi.
“Drop 007 është këtu. Blini të gjitha stilet e reja të puplin tani në khy.com”, ka shkruar manjati i grimit.
“Khy” ka bërë deklaratën në internet se duan të paraqesin pamje të nivelit të lartë me çmime të përballueshme