Aplikacioni është plotësisht i fokusuar në zë dhe fjalët e folura konvertohen automatikisht në tekst.
A ka vend në tregun e mbivendosur të mediave sociale për një aplikacion tjetër paksa të ndryshëm?
Tani për tani ne kemi aplikacione që janë kryesisht tekst, kemi aplikacione dhe rrjete për foto dhe video, dhe AirChat është i fokusuar në – zë. Edhe pse aplikacionet u prezantuan gjatë pandemisë në të cilën mënyra dominuese e bisedës është zëri (kujtoni Clubhouse), ato përsëri nuk u ngritën dhe nuk tërhoqën një numër të mjaftueshëm përdoruesish.
Ekipi që qëndron pas AirChat, i cili përfshin investitorin Naval Ravikant dhe ish-ekzekutivin e Tinder, Brian Norgaard, beson se ka një treg për aplikacione të fokusuara në zë.
Ata besojnë se zëri është një medium shumë më intim në krahasim me komunikimin tekstual, kështu që pasioni mund të përcillet në mesazhe, ndryshe nga teksti i zakonshëm “njerëzit janë krijuar për të rënë dakord me njerëzit e tjerë, dhe kjo kërkon vetëm një zë të natyrshëm të shpjeguar”.