Blog Post

Arbëria TV > Yje > Ky ishte reagimi i Jessica Biel kur e kuptoi se policia e arrestoi Justin Timberlake

Ky ishte reagimi i Jessica Biel kur e kuptoi se policia e arrestoi Justin Timberlake

Një burim ka zbuluar se si ka reaguar Jessica Biel, ndaj arrestimit të bashkëshortit të saj, Justin Timberlake, të martën në Sab Harbor, Nju Jork.

Nëse nuk e dini, vetëm disa orë para arrestimit, aktorja 42-vjeçare ishte në xhirimet e serialit të saj të ri “The Better Sister” në Nju Jork.

Një burim tha për People se arrestimi i Justin ishte një “shpërqendrim” dhe ajo “nuk është e lumtur” për atë që ndodhi.

“Ajo duhej të xhironte. Asaj nuk i pëlqen vëmendja ndaj familjes, veçanërisht negative”, tha burimi.

“Ajo dukej shumë e shpërqendruar në xhirime, pavarësisht se dukej e lodhur. Por Jessica do të jetë gjithmonë pranë Justin në çfarëdo situate. Ai është një baba dhe një bashkëshort i mrekullueshëm”, shtoi burimi.