Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, që i takon futbollistit më të dalluar të xhiros së fundit të zhvilluar në Superligën e Kosovës.
Çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 32-të në Superligë e fiton futbollisti i Dritës, Blend Baftiu.
Komisioni vlerësoi se Baftiu ishte lojtari më i spikatur në fitoren 2:0 të Dritës kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku përveç golit të realizuar kishte paraqitje tejet të mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Për Baftiun ky ishte çmimi i parë në këtë edicion.
/TV Arbëria