Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) priti sot në takim Agon Ramadanin dhe Getart Hysenin, të cilët janë ish-lojtarë të futsallit.
Ramadani dhe Hyseni përgjatë karrierës së tyre kanë kontribuar në futsall, duke e përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, raporton TV Arbëria.
Pas përvojës së gjatë si lojtarë të futsallit, tani Ramadani dhe Hyseni do të vazhdojnë kontributin e tyre në futsall, kësaj radhe në pozita më zyrtare.
Agon Ramadani e pason Arben Simitçiun në pozitën e trajnerit të Kombëtares A në futsall, ndërsa Getart Hyseni do të jetë ndihmës trajneri i tij.
Ramadani dhe Hyseni falënderuan për besimin e dhënë dhe premtuan se do të japin më të mirën për Kosovën.
/TV Arbëria