Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Ky është selektori i ri i Kombëtares së Kosovës në boks

​Ky është selektori i ri i Kombëtares së Kosovës në boks

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të bordit, ku ndër pikat kryesore ishte edhe përzgjedhja e selektorit për grupmoshat senior.

Pasi që u shqyrtua kandidatura e aplikuesve, bordi i FboxK morri vendim që selektor i kombëtares së seniorëve të jetë Faton Xhakli, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, pasi posti i selektorit të femrave mbeti i zbrazët, ushtruese e detyrës u emërua trajnerja, Marjola Sallauka.

/TV Arbëria