Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ky është qytetari nga Lugina që kërcënoi me jetë gazetarin Krasniqi, njihet si problematik

Ky është qytetari nga Lugina që kërcënoi me jetë gazetarin Krasniqi, njihet si problematik

Gazetari Vullnet Krasniqi është kërcënuar me jetë nga një qytetar nga Lugina e Preshevës, i cili nëpërmjet një videoje të publikuar në TikTok ka thënë se po shkonte ta vriste atë.

Paparaci përmes burimeve të veta ka mësuar identitetin e të riut i cili nga luginasit njihet si problematik e i përfshirë në disa rrahje.

Bëhet fjalë për Rexhep Xhemailin nga Sumolica e Komunës së Bujanocit, i cili tashmë edhe është raportuar për kërcënim në Policinë e Kosovës nga gazetari Krasniqi.

“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q f miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici…”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë Xhemaili në video.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku ka shprehur shqetësimin për sigurinë fizike të gazetarit Vullnet Krasniqi, duke i kërkuar Policisë që t’ia ofrojë atij mbrojtjen e duhur.