Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ky është personi që vdiq pasi u aksidentua me veturën e policisë, ishte daja i biznesmenit Remzi Ejupi

Ky është personi që vdiq pasi u aksidentua me veturën e policisë, ishte daja i biznesmenit Remzi Ejupi

Ka vdekur pas një aksidenti të rëndë në komunikacion Adem Llausha, 67-vjeçar nga fshati Begaj i Vushtrrisë.

Llausha në orën 04:00 të mëngjësit, më 5 nëntor, u aksidentua me veturën e Policisë së Kosovës, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit–Henri Dunan’ në Prishtinë, aksident në të cilin lëndime pësuan EDHE 5 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

E Llausha, i shtrirë që nga ajo ditë në QKUK, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

Për vdekjen e Ademit ka shkruar vëllau i tij, Shefkiu.

“Sot me date 17 Nentor 2024 u nda nga jeta vllau jon Adem Llausha pas nje aksidenti te rend. Ademi ishte nje vlla shum i mir, ishte njeri me zemer te gjon dhe te bardh qe ju ndihmonte tjerve pa hezitim. Ishte puntor i madh dhe luftetar trim dhe ka kontribu shum per Kosoven. Ishte nje burr i mir dhe nje bab shum i mir per djalin e tij Bardhin. Te kom dasht shum vllau jem edhe gjithmone te kom pas afer sa her kom pas nevoj, une e gjith te tjeret. Zemren e tij te bardh Zoti e meshiroft ne Xhennet. Te Allahut jemi dhe te ai eshte kthimi”, ka shkruar Shefki Llausha në Facebook.

Ndërsa biznesmeni Remzi Ejupi ka bërë të ditur se i ndjeri është daja i tij.

“Miq dhe familjarë të dashur ju njoftojmë se pas nje aksidenti të rëndë në trafik, ka ndërruar jetë daja jonë Adem Llausha, një person i dashur për ne dhe të gjithë ata që i ka pasur afër. Do ta mbajmë në mend gjithmonë për dashamirësinë e tij, shpirtin human dhe solidaritetin që ka treguar gjithmonë”, ka shkruar Ejupi.

E për vdekjen e Llaushës, në raport zyrtar ka njoftuar edhe policia.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Kryqëzimi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit–Henri Dunan‘’ Prishtinë 05.11.2024-04:19. Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim

Varrimi i Adem Llaushës do të bëhet në varrezat e qytetit, në Begaj të Vushtrrisë, nesër me namazin e Ikindisë.