Pamjet amatore shfaqin momentin, kur aeroplanët izraelitë godasin një shtëpi në periferi të Sheikh Radwan në qytetin e Gazas.
Si pasojë e këtij sulmi ajror izraelit, është vrarë një person dhe disa tjerë janë plagosur, kanë bërë të ditur mjekët palestinezë.
Reuters ka njoftuar se kameramani i tyre po filmonte ambientin, kur ushtria izraelitë njoftoi banorët e atjeshëm për sulme të mundshme ajrore në atë rajon.
Forcat izraelite thonë se kanë goditur rreth 30 militantë të Hamasit në 24 orët e fundit.
Në anën tjetër, luftimet e ashpra po vazhdojnë edhe në pjesë tjera përgjatë qytetit të Gazas.