Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ky është mërgimtari shqiptar nga Kosova që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar

Ky është mërgimtari shqiptar nga Kosova që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë.Një i ri dyshohet se ka humbur jetën pasi që ra nga një shkëmb i lartë.

Ekipet e kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova dhe disa vende perëndimore po vazhdojnë kërkimet në zonën e maleve të Valbonës.

Insajderi merr vesh se personi që dyshohet se vdiq nga rënia është një mërgimtar nga Podujeva.

Bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Liridon Azemi, nga fshati Dumnicë i Podujevës.Ekipet e kërkim shpëtimit ende po vazhdojnë kërkimet në zonën ku ra i riu.