Interi ka konfirmuar zyrtarisht Lautaro Martinezin si kapiten të ri të klubit.
Largimi i Samir Handanovic dhe Marcelo Brozovic këtë verë i la “Nerazzurrët” pa kapiten dhe sulmuesi argjentinas ka qenë zgjedhja kryesore për të marrë shiritin , pasi e kishte bartur atë në disa raste sezonin e kaluar.
Lautaro është bërë një figurë qendrore për Interin që nga ardhja e tij në vitin 2018 dhe thuhet se refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite kohët e fundit duke shfaqur besnikëri ndaj klubit milanez.
Siç u njoftua sot, Lautaro tani është kapiteni i ri i klubit të Interit, me Nicolo Barella që u promovua si zëvendës-kapiten.
Lautaro ka bërë 238 paraqitje në të gjitha garat për Interin që nga ardhja e tij në 2018, duke shënuar 102 gola dhe duke dhënë 36 asistime.
/TV Arbëria