Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Ky është biznesmeni që vdiq nga shpërthimi në Sarandë

Ky është biznesmeni që vdiq nga shpërthimi në Sarandë

Është identifikuar personi që humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Portin e Sarandës.

Viktima është Armandi Nelaj, 52-vjeç, banues në Sarandë. Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëronte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.

Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, ndërsa ditën e martë janë ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga eksploziv.

Polumbarët kanë gjetur të martën në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes copa metalike qe dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Dyshimet lidhur me faktin që viktima ndodhej në një mjet tepër të vogël e ndoshta artizanal lundrues pranë Portit Detar dhe se shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqjen e ujit, por edhe forca e saj, i kanë bërë ekspertët të dyshojnë se realisht ka pasur një shpërthim eksplozivi.

Burime bëjnë me dije se viktima është parë nga dy të huaj të cilët po lundronin me një gomone të vogël drejt jahtit të tyre të ankoruar në radë. Ata e kanë pyetur nëse kishte problem me dicka por ai i është përgjigjur “Jo”. Vetëm pak sekonda më pas është dëgjuar shpërthimi i cili është shoqëruar me zjarr dhe tym por dhe me zhurmë, që ka tronditur gjithë qytetin./noa

Themes by WordPress