Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë.
Një rast i tillë ka ndodh para dy ditësh edhe në Kaçanik, ku një 28 vjeçar është kapur me narkotikë.
Narkotikët janë gjetur tek i dyshuari Leutrim Drenica, i cili ishte ndalur nga Policia për kontroll në pjesën e njohur si “Fusha e Pajtimit”.
I riu është shoqëruar në Polici ku është intervistuar nga hetuesit policorë.
Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.