Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Liverpooli është shumë afër që të emërojë drejtorin e ri sportiv të klubit.
Liverpooli është afër që ta bëjë Jorg Schmadtke drejtorin e ri sportiv të klubit, ku marrëveshja veçse është arritur pasi që Schmadtke e ka pranuar rolin te “Të Kuqtë”.
Ish-drejtori sportiv i Wolfsburgut do të punojë në projektin e ri të Liverpoolit, dhe së bashku me Jurgen Klopp, i cili do të mbetet vendimtar në strategjinë e transferimeve.
/TV Arbëria