Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së do të mbahet më 30 gusht.
Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 23, alineja 1.1, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit të FBK-së, gjegjësisht Neni 3, më 18.07.2024, pas pranimit të propozimit nga Kryetari i FBK-së, Bordi i FBK-së vendosi ta konvokojë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FBK-së me datë 30 Gusht 2024, dhe atë me këtë rend dite:
Zgjedhja e trupave punues:
– Kryesisë së punës;
– Komisionit verifikues;
– Procesmbajtësit.
– Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13 shkurt 2024;
– Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së (secili kandidat ka kohë deri në 10 minuta);
– Votimi për Kryetar të FBK-së;
– Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;
– Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;
– Të ndryshme.
– Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.