Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kuvendi ua ndalon hyrjen grevisteve thotë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Kuvendi ua ndalon hyrjen grevisteve thotë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka njoftuar se sot Kuvendi ua ka ndaluar hyrjen në vendin e tyre të punës grevisteve, sipas tyre duke i lajmëruar që tashmë është nënshkruar kontrata me Schafberger.

Punëtoret teknike të Kuvendit në muajin e tretë të grevës

Në njoftim tutje thuhet përkundër premtimeve të dhëna nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, sot punëtoreve teknike iu është ndaluar hyrja, pa ndonjë informacion.

“Përkundër premtimeve të dhëna nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli mbrëmë, grave sot iu është ndaluar hyrja, pa iu dhënë ndonjë informatë për fatin e tyre. Nga sot, ato janë në rrezik të përjashtohen të gjitha nga puna si hakmarrje për organizimin e tyre punëtor. E gjithë kjo po bëhet me lejen e Kuvendit i cili tash e nëntë javë po ua mbanë krahun kompanisë dhe jo grevisteve”, thuhet në njoftim.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka bërë thirrje për mobilizim dhe solidarizim me grevistet.

“Në këto kushte, ne thërrasim për mobilizim dhe solidarizim me grevistet, duke filluar nga sot në ora 11:00 e deri kur t’iu plotësohen kërkesat. Është urgjente të bashkohemi në solidaritet dhe të mos lejojmë që një tjetër padrejtësi t’iu bëhet punëtoreve teknike para syve tanë”.

Powered by WordPress