![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të trajtuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Seanca është thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur dje se do të propozohet një rezolutë e thjeshtë që obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të zgjidhin urgjentisht çështjen e furnizimit me ushqim dhe pajisje të tjera të nevojshme për ushtrinë.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
“Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje,” ka shkruar Tahiri në Facebook. Ai ka shtuar se drafti i rezolutës mund të plotësohet nga deputetët gjatë seancës, duke lënë hapësirë për diskutim dhe përmirësime të mundshme.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)