Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Kuvendi nuk miraton Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

​Kuvendi nuk miraton Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional që mundëson tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Në votim morën pjesë 97 deputetë. Kundër kësaj nisme legjislative votuan 55 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 42 deputetë votuan pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Ndërkaq në votim nuk morën fare pjesë katër deputetë.

Kuvendi nuk e ka votuar edhe një kërkesë gjatë vitit të kaluar për tërheqje të mjeteve nga Trusti, iniciuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Kurse këtë radhë kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti erdhi në Kuvend përmes peticionit, nënshkrimit të mbi 20 mijë qytetarëve.

Themes by WordPress