Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kuvendi në tentativën e 14-të për konstituim

Kuvendi në tentativën e 14-të për konstituim

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancën e 14-të plenare, ku pritet të bëhet një tjetër përpjekje për konstituimin e tij të plotë.

Në rend dite do të jetë zgjedhja e kryesisë së Kuvendit, përfshirë postin e kryetarit, që ka qenë pikë kyçe e mospajtimeve ndërmjet partive parlamentare.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill, por prej atëherë janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kalimin nga votimi i hapur në atë të fshehtë, por për shkak se komisioni për mbikëqyrjen e këtij procesi nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme, procesi është bllokuar.