Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kuvendi në rrugë qorre

Kuvendi në rrugë qorre

Shkruan: Afrim Kasolli

Me refrenin e zakonshëm shihemi pas 48 ore nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari sot Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 25-të në tentim përpjekjen e re për ta themeluar vetveten.

Partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të këtij institucioni, por e cila nuk po i merr votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë prag procedural, për shkak të refuzimit të partive “opozitare” Pas disa dështimeve të votimit të hapur, kryesuesi i seacnës e ka iniciuar ndryshimin e procedurës së votimit, nismë kjo e cila po ashtu nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka akuzuar partitë opozitare se refuzimi i tyre për ta votuar Albulenen është i motivuar nga mendësia e tyre patrikane. Po ashtu se e njëjta ëhtë gruaja më e votuar në Kosovë. Sipas tij, lufta kundër kryetares së GVV, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore,, Gruaja të cilën më së shumti e ka votuar populli në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën”.

Një pretendim i tillë është manipulim i pastër. E para kryetarin\ën e Kuvendit nuk e zgjedh populli por deputetet. I pari në këtë drejtim e ka thënë fjalën e tij më 9 shkurt. Kurse janë partitë politike që kanë marrë mandat nga qytetarët se si do ta gjejnë rrugën për ta tejkaluar këtë bllokadë në kundërshtim me pritjet e qytetarëve. E dyta, parti “opozitare” janë shprehur të gatshëm që pikërisht të votojnë gra tjera nga ky subjekt politik. Por është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk ka dhënë shenja për një kompromis të mundshëm. Dhe në këtë mënyrë kjo parti po e lufton atë që po e pretendon se po e mbron. Sepse, sipas saj emrat e pranuara nga subjektit opozitare nuk janë në nivel të kauzave gjinore. Me votimin e tyre nuk i kontribuohet kësaj agjende. Ngase këtë rol mund ta mbartin vetëm ato gra që lideri i vlerëson se janë në nivel të detyrës.

Ndërkohë, as subjektet “opozitare” nuk pritet të bëjnë lëshime në këtë proces. Kështu sipas të gjitha gjasave rruga qorre e Kuvendit do të vazhdojë deri në “pafundësi”.