Me të filluar seanca e sotme plenare, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta miratojë rezolutën e sponsorizuar nga kjo parti në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian.
Sipas deputetit Tahiri rezoluta e Parlamentit Evropian, pos që e dënon sulmin terrorist të Serbisë, po ashtu kërkon hetim ndërkombëtar ndaj këtij shteti, si dhe u bënë thirrje pese shteteve mos-njohëse të BE-së që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës. Po ashtu, kjo rezolutë brenda saj e ka të përmbledhur historikun e shtet-ndërtimit të Kosovës. Me anë të kësaj deklarate Kuvendi i Kosovës e vlerëson dhe e falënderon Parlamentin Evropian.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari ka deklaruar se si parti në parim janë pro tekstit të kësaj rezolute, por ka kërkuar harmonizim të plotë tij edhe me partitë tjera parlamentare. Pas konsultimeve të grupeve parlamentare është miratuar kjo rezolutë.
Pas këtij bashkërendimi Kuvendi e ka miratuar këtë rezolute me 86 vota. Kjo rezolute po ashtu kërkon nga Parlamenti Evropian ta ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane
Po ashtu, Kuvendi ka miratuar formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.
Ndërkohë, deputetet nuk e kanë përkrahur rezolutën e propozuar nga PDK për mbështetje për Policinë e Kosovës.
/TV Arbëria