Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kuvendi me masë të përkohshme, VV-ja sot pritet të caktojë mandatarin për qeveri

Kuvendi me masë të përkohshme, VV-ja sot pritet të caktojë mandatarin për qeveri

Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes.

Kjo është paralajmëruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti të enjten, i cili pritet të konfirmohet si mandatar për themelimin e qeverisë së re.

Para më shumë se një jave, Dimal Basha e ka mbyllur procesin e konstituimit të kuvendit pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Së fundi Gjykata Kushtetuese ka ka vendosur që deri me datën 30 shtator të mos veprohet asgjë në drejtim të krijimit të institucioneve të reja, meqë mund të shkaktohen dëme të pariparueshme.