Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare që pritet të nisë me interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Po ashtu, Kuvendi në seancën e sotme do të shqyrtojë disa projektligje si ai i shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror dhe Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, pritet shqyrtimi i projektligjeve: “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, njëra palë, dhe Bashkimit Evropian, pala tjetër, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në mekanizmin e mbrojtjes civile të bashkimit”, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014. “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Në agjendë është edhe projektligji “Për informacionin e klasifikuar”.
Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjet: “Për disa ndryshime në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.114, datë 22.10.2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës”, “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”. /TV Arbëria