Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje në nder të policit Afrim Bunjaku

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje në nder të policit Afrim Bunjaku

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për rreshterin e vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës” i cili u pranua nga dy djemtë e policit të ndjerë.

Afrim Bunjaku u vra të dielën e 24 shtatorit në orët e para të mëngjesit, nga një grup prej 30 serbësh që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

/TV Arbëria