Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës të mbahet më 6 mars. Kuvendi do të mbahet në “Innovation&Training Park Prizren” (ITP) në Prizren.
Në këtë Kuvend do të diskutohet për çështje të ndryshme si: Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i kaluar i Punës, Raporti i Auditimit 2023, Draft Plani i Veprimit 2024, Draft Plani Financiar 2024, Draft Plani i Marketingut 2024, si dhe pika të ndryshme.
Rendi i Ditës:
Zgjedhja e Trupave Punues
Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës i datës 22 mars 2023
Draft Raporti i Punës për vitin 2023
Draft Raporti i Auditimit 2023
Draft Plani i Veprimit 2024
Draft Plani Financiar 2024
Draft Plani i Marketingut 2024
/TV Arbëria