Në kalenderin e aktiviteteve në faqën zyrtare të Kuvendit të Kosovës, sot, nuk është paralajmëruar asnjë aktivitet.
Nuk do te mblidhen komisionet parlamentare, nuk ka takime të asnjë lloji edhe pse në vijimësi janë paraqitur shqetësime se Kuvendi është mjaft prapa me agjendën legjislative. Ka ligje e çështje të tjera, të cilat po presin trajtim, shqyrtim e diskutim qysh nga prilli i këtij viti.
Së paku sot, në këtë paraditeje mengjesi të së martës nuk ka asnjë njoftim. Pagat e deputetëve nuk janë të vogla dhe shpesh monitoruesit e punës së Kuvendit, kanë qenë kritik për dinamizmin e pamjaftueshëm të punës së kësaj legjislature.