Kuvendi i Kosovës sot e filloi sesionin vjeshtor, sipas organizatave të shoqërisë civile që merren me punën e Kuvendit ky institucion deri më tani ka dështuar të realizoj agjendën e programuar legjislative, raporton TV Arbëria
Në lidhje me këtë çështje TV Arbëria ka pyetur analistin politik Fidan Ukaj duke e pyetur se ciliështë opinioni i tij se sa do të ketë efektiv në fund të mandatit legjislativ.
I njëjti theksoi se shumica kanë shpresuar për vendimmarrje dhe më efikase nga shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në fakt Kuvendi edhe pse një shumicë parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje shumica kemi shpresuar vendimmarrje më efektive dhe më efikase”, tha ai.
Sipas vlerësimit të Ukaj, edhe pse një shumicë në Kuvend të Kosovës nuk është parë që ka qenë shumë produktive.
“Edhe pse një shumicë në Kuvend të Kosovës nuk është parë që ka qenë shumë produktive e efektive në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Ukaj.
Ndër tjera, ai thotë se nuk pret që mund të jetë efektive pasiqë jemi në fund të mandatit legjislativ, duke shtuar se, tanimë edhe shumica e deputetëve do të përqendrohen në mundësin e fitimit të mandateve të reja të Kuvendit të Kosovës.
“Megjithatë nuk pres pasiqë jemi në fund të mandatit legjislativ, tanimë edhe shumica e deputetëve do të përqendrohen në mundësin e fitimit të mandateve të reja të Kuvendit të Kosovës dhe nuk pres që do të ketë një efikasitet në punën dhe angazhimin e tyre siç ka qenë mundësia e mëhershme”, përfundoi Ukaj për TV Arbëria.