Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kuvendi blen laptopë të rinj për 120 deputetë, tenderi kap vlerën 90 mijë euro

Kuvendi blen laptopë të rinj për 120 deputetë, tenderi kap vlerën 90 mijë euro

Nesër me fillim nga ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive i Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ende nuk është konstituar legjislatura e re, ky institucion tashmë ka dhënë tender për pajisjen me Laptop të ri për 120 deputetët.

Dosja është publikuar në faqen e E-Prokurimit.

Vlera e këtij tenderi llogaritet të jetë diku 90 mijë euro.

Dhe sipas një përllogaritje një Laptop pritet të kushtojë diku 750 euro.

Fitues është kompania EGS Pattern ShPK.

Nënshkrimi i kontratës parashihet të bëhet nesër më 20 gusht.