Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti s’përgjigjet nëse do të takohet me Edi Ramën

Kurti s’përgjigjet nëse do të takohet me Edi Ramën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të prononcohet për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti ka përmendur vetëm seancën solemne, ku para deputetëve kosovarë foli ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Kemi seancë në ora 10:00”, ka thënë shkurt Kurti.

Ndryshe, Zyra e Kryeministrit ka bërë publike agjendën e kryeministrit Kurti ditën e sotme, ku nuk paralajmërohet një takim me Ramën.

Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, nëse Kurti do të takohet me Ramën, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje.

Kjo është agjenda e Kurtit:

VENDI: AShAK

KOHA: 09:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair.

VENDI: Kuvendi i Kosovës

KOHA: 10:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.

Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 10:45

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

KOHA: 16:00