Eksperti financiar, Kushtrim Ajvazi ka bërë një reagim në rrjetin social për bizneset, posaçërisht për kompanitë prodhuese, duke paralajmëruar për rritje enorme të çmimit të energjisë elektrike me uljen e temperaturave.
Ai ka theksuar se sipas ekspertëve të energjisë, nesër në intervalin kohor 18:00 – 20:00, çmimi për 1 MWh pritet të arrijë deri në 500 euro.
“Për të shmangur kosto të larta, rekomandohet që brenda këtij intervali bizneset prodhuese të shqyrtojnë mundësinë e ndaljes së prodhimit ose të marrin masa të përshtatshme për menaxhimin e konsumit”, thuhet në reagimin e tij.
Ajvazi shtoi se me hyrjen në sezonën e dimrit, bizneset duhet të përgatiten për lëvizje të çmimeve dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në mënyrë sa më efikase.
Postimi i plotë”