Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kushti për skemli në Serbi e Kosovë: sharja e UÇK-së dhe Krerëve të saj. Rastësi?

Kushti për skemli në Serbi e Kosovë: sharja e UÇK-së dhe Krerëve të saj. Rastësi?

Shkruan: Agron Hoti

Për të hipur në skemli në Serbi kushti ka qenë sharje sa më shumë e UÇK-së, sepse ku dhemb dhëmbi shkon gjuha. Kështu erdhi Vuçiçi në pushtet.
Botërisht dihet që edhe vetë Putini erdhi për këtë shkak në pushtet në vitin 2000, sepse çlirimin e Kosovës në 1999 e konsideronte fitore strategjike të UÇK-së dhe amerikanëve në Ballkan. Pyetja: a u ndjek edhe në Kosovë i njëjti model i Serbisë dhe Rusisë për skemli-ardhje? A ishte e gjitha rastësi? A nuk ishte kushti nr. 1 për top karrierë politike në Kosovë sharje sa më shumë e UÇK-së saktësisht siç e kërkonte Serbia e Rusia? Jo rastësisht u dobësua pozicioni ndërkombëtar i Kosovës dhe filloi në heshtje autonomia në veri, siç së fundmi u konfirmua edhe nga vetë BE.