Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kushtetuesja: Zgjedhja e nënkryetarit serb element thelbësor i konstituimit, çdo interpretim tjetër do të ishte relativizim i rendit kushtetues

Kushtetuesja: Zgjedhja e nënkryetarit serb element thelbësor i konstituimit, çdo interpretim tjetër do të ishte relativizim i rendit kushtetues

Gjykata Kushtetuese sot ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me ankesën që kohë më parë ka dorëzuar Lista Serbe për çështjen e mos zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Kushtetuesja në pikën 162 të këtij aktgjykimi ka theksuar se zgjedhja e nënkryetarit të komunitetit serb është një nga elementet thelbësore të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe se vetë konstitumi është një akt kushtetues që duhet të realizohet përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore.

Gjykata tutje thekson se çfarëdo interpretimi tjetër do të ishte relativizim i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe do të nënkuptonte tolerim të bllokimit institucional në kundërshtim me natyrën funksionale të një demokracie të udhëhequr.