Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kushtetuesja i bën bashkë lëndët e PDK për Kuvendin e Qeverinë, deputetët edhe sot afat për komente

Kushtetuesja i bën bashkë lëndët e PDK për Kuvendin e Qeverinë, deputetët edhe sot afat për komente

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur t’i bashkojë për shqyrtim dy kërkesat e deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, të regjistruara me numrat KO256/26 dhe KO258/26 që kanë të bëjnë me Kuvendin e Qeverinë.

Kjo pasi para disa ditësh, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4.

Sipas njoftimit të Gjykatës, dokumentin e së cilës e ka siguruar Gazeta Express, kërkesa KO256/26 lidhet me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të 9 shtatorit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, vendimit procedural të 11 shtatorit për mënyrën e votimit të nënkryetarëve, si dhe konstatimit të 13 shtatorit për konstituimin e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit. Ndërkohë deputetëve i është dhënë edhe sot afat për komente.