Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > KUSH SHANË NË KOMENTE

KUSH SHANË NË KOMENTE

Shkruan: Fadil Kajtazi

Kategoria e parë janë profilet e fshehura, për të cilat i konsideroi që pjesa më e madhe janë nga sektori i propagandës të shërbimeve inteligjente që kanë qëllime armiqësore kundër Kosovës dhe shqiptarëve, kryesisht, nga kuzhina e shërbimeve inteligjentë serbe.
Kategoria e dytë, janë po ashtu profile te fshehura, të cilët kanë hipotekë, vijnë nga tradita e “bashkëpunëtorë” të shërbimeve inteligjente serbe, të cilët vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre në shërbim të “politikës së krijimit të kaosit”.

Kategoria e tretë, po ashtu profile të fshehura, militant partiak, pa formim dhe guxim intelektual (analfabet funksional), të cilët në mungesë të dijës për tu përballur me argumentin, nga terri, i mëshojnë rrugës së shkurtër, ja fusin një të sharë ose në etiketë “udbash”.

Kategoria e katërt, profile të vërteta, por që vijën nga kontingjenti i “bashkëpunëtorëve” (ose familjarë të tyre), të shërbimeve inteligjente serbe e që janë shndërruar në “patriot”. Po të shikohet pak më thellë, kjo kategori e ka bërë ciklin e shëtitjes patriotike në të gjitha partitë dhe organizatat dhe zakonisht etiketojnë me “udbash, i KOS-it”, me atë çfarë janë në të vërtetë vet ose kanë qenë baballarët apo gjyshërit e tyre. Nga një shikim sipërfaqësorë i kësaj kategorie, më rezultoi se njëri që kishte bëre këtë etiket të tillë, doli të jetë nip i njërit të KOS-ir, nga një fshat kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë, që me vonë ishin shpërngulur nga aty dhe si kompensim, mes tjerash, shteti jugosllav nga ajo familje kishte vesh një milic. E rëndësishme që tani tipi ishte shndërruar në patriot dhe militant partiak! Një tjetër më doli të jetë bashkëpunëtori i SDB-së “OMER”, i cili për vite të tëra kishte spiunuar bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

Dhe së fundi, shkaku që bëra këtë postim, ishte i motivuar nga e shara e fundit, e nje militanti “Mos lësho pe”, të cilin par lufte e kishim në skeda si “Taksisti”, një person që komunikonte me shërbimet serbe, që ofronte shërbime transporti për hajnat të cilët vidhnin shtëpitë e shqiptarëve, ose inskenonin vjedhje “bastisje” për nevojat e shërbimeve serbe, një person narkodiler, i cili është dënuar dhe është në skedat e Policisë së Kosovës për trafikim droge, për helmimin e fëmijëve tanë.
U lumturova nga e shara e këtij patrioti narkodiler!