Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kush po përfiton dhe humb më shumë nga bllokada politike në Serbi dhe në Kosovë?

Kush po përfiton dhe humb më shumë nga bllokada politike në Serbi dhe në Kosovë?

 Shkruan: Afrim Kasolli

 

Kosova dhe Serbia aktualisht ndodhen në një bllokadë politike dhe shtetërore. Kuptohet jo për arsye të njëjta. Dhe po ashtu duke u manifestuar në forma të ndryshme. Në rastin e shtetit fqinj e tëra ka filluar nga protestat e studentëve pas tragjedisë që kishte ndodhur me shembjen kulmit të stacionit hekurudhor në qytetin e Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.

Fillimisht protestuesit kërkuan përgjegjësi për atë që kishte ndodhur në Novi Sad me theks të veçantë publikimin e të gjitha dokumenteve që lidhen më rindërtimin e stacionit në fjalë. Po ashtu, të njëjtit ishin përkujdesur në masë të madhe që ta ruanin lëvizjen e tyre protestuese nga ndikimet partiake, duke refuzuar çdo përafrim me partitë politike, dhe pa u identifikuar më një lider të caktuar. Me qëllim të qetësimit të zemërimi masiv publik, presidenti serb Aleksandër Vuciq, e sakrifikoi politikisht kryeministrin Millosh Vuçeviq.

Por në të njëjtën kohë me qëllim të diskreditimit të këtyre protestave ai nuk kishte nguruar t’i cilësonte ato edhe si konspiracion perëndimor me qëllim të dobësimit të Serbisë. Sipas narracionit zyrtar, pa dyshim një rol primar në këtë armiqësi kundër shtetit serb po luanin Kosova dhe Kroacia. Megjithatë, edhe përkundër këtyre masave kjo lëvizje vetëm sa ka ardhur duke u forcuar. Tashmw kwrkesw e tyre primare mbetet shpallja e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat sipas afatit ligjor duhet të mbahen në vitin 2027.

Presidenti serb e ka kundërshtuar kategorisht këtë kërkesë. Kurse të njëjtit kanë filluar një fazë të re të mobilizimit, atë të bllokimit të rrugëve dhe në përgjithësi jetës politike dhe ekonomike në vend. Po ashtu, studentët tashmë kanë deklararur se do të marrin pjesë edhe në zgjedhje. Ndër ndryshimet tjera që po bëhen e më publike mbetet edhe përqafimi i frymës radikale nacionaliste gjithnjë e më shumë. Në anën tjetër, bllokada shtetërore në Kosovë është e një natyre krejt tjetër. Kuvendi i Kosovës i dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit, pas më shumë se 42 tentimeve nuk ia ka dalur ta konstituojë vetveten. Ky dështim lidhet me refuzimin e subjekteve “opozitare” për ta votuar emrin e Albulena Haxhiun si krye parlamentare.

Kjo krizë po vazhdon edhe pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila në verdiktin e saj ka konstatuar se Kuvendi duhet të themelohet në afat prej 30 ditësh. Ky vendim ia njeh të drejtën kushtuese partisë fituese për propozim të kryeparlamentarit, por po ashtu kërkon nga e njëjta që ta angazhohet me kompromis dhe mirëbesim për ta jetësuar këtë të drejtë. Zgjidhja nuk duket në horizont duke rrezikuar që vendi të zhytet tashmë edhe një krizë të pa precedent kushtetuese dhe juridike. Ku do të vazhdonte praktika aktuale e qeverisjes me një Qeveri në detyrë pa legjitimetet demokratik dhe me një Kuvend jo funksional si përfaqësuesi i vetëm politik dhe juridik i sovranit. Sidoqoftë, këto dy kriza nuk janë duke i manifestuar edhe në forma të ndryshme ndërkombëtare për pozicionin e të dy shteteve. Fillimisht, të dy vendet ndodhen në procesit e dialogut më qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Në funksion të këtij qëllimi janë zotuar edhe për zbatim të Marrëveshjes bazë të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Dhe ky proces aktualisht ndodhet në ngërç të plotë. Mirëpo, dallimi është se Kosova vazhdon të jetë nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian. Kurse Serbia jo. Madje Beogradi e kaloi pa pasoja ndërkombëtare dhe sulmin paramilitar të 24 shtatorit mbi territorin e Kosovës. Dhe si pasojë e atyre masave sipas Insitutit GAP janë pezulluar projekte që kapin shifrën deri në 613.4 milionë euro. Kurse 7.1 milinë euro janë humbur tërësisht. Në anën tjetër, në mungesë të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me Bankën Botërore, Kosova është duke rrezikuar humbjen e 230 milionë eurove. Një pjesë e marrëveshjeve, “në vlerë të 130 milionë eurove, janë zvarritur prej vitit 2024, ndërsa tjerat, në vlerë të 100 milionë eurove, janë ujdi të reja” shkruan Evropa e Lirë. Një fat i tillë mund t’i pret edhe mjetet e dedikuara për Kosovën nga “Plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor”.

Me këtë rast “nga fondi prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë – një pjesë në formë granti, dhe një formë si kredi”. Si pasojë e kësaj bllokade ka mbetur edhe pezull edhe avancimi i mëtejmë ndërkombëtar i shtetësisë. As që mund të imagjinohet anëtarësimi në Këshill të Evropës në këto kushte, përkundër faktit se Kosova i ka kaluar me sukses dy faza, mirëpo ka mbetur pezull para Këshillit Ministror, për shkak të kërkesës së shteteve të QUINT-it, për dërgim të draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese. Në këtë kontekst, pasi shteti serb nuk ka telashe të kësaj natyre më shumë është duke u përballur vetëm më paralizë të brendshme, pa implikime serioze ndërkombëtare.

Kurse, në rastin e Kosovës situata është ndryshe. Prandaj, do të duhej që Kosova ta shfrytëzonte këtë situatë të brendshme në Serbi, për ta avancuar pozicionin e saj ndërkombëtar. E jo ta bllokojë vetën. Sepse në këtë mënyrë vetëm ia lehtëson presionin regjimit në Serbi.