Largimi i Zhegroves, Muslijes dhe Muric ka ardhë si bumerang i disa veprimeve të kaluara. Strukturat e Federates, trenerët, lojtarët, por edhe gjithë opinioni futbolldashës kishin trasur një shtegë jo shumë të përshtatshëm, kishim krijuar ambicie në diskrepance të plotë, me mundësitë, por mbi të gjitha nuk ishte punuar për të krijuar standarde që do të mundsonin realizimin e objektivave të përcaktuara.
Problemet të lidhura me federaten, me punen e Presidentit Ademi, me nderrimin e trajnerëve, me ftesat lojtarëve, kundërshtimet dhe refuzimet e lojtarëve etj, janë ato që ka krijuar këtë pasojë. As sjelljet pas dënimit të tre lojatrëve tanë nuk ndihmojnë, POR a është i drejtë ky vendim? Çdo vendim që merr selektori duhet të respektohet, fundja ai është kontraktuar për të marrë vendime.
Një gjë që ndoshta Foda ka qenë dasht të ketë parasysh, ka qenë; momenti dhe mënyra e lansimit të vendimit.
Ndoshta do të ishte më mirë që vendimi të merrej pas ndeshjes me Qipron, sepse atëherë do të kishte kohen e mjaftueshme për të trajtuar qështjen deri në raundin tjetër dhe e dyta; ndoshta lojatarët kanë mundur të dënohen pa u bërë publik lajmi, mendoj se ekipet e mdha dhe të organizuara mirë nuk bëjnë publike vendimet më të rëndësishme në këso situata, atë i mbajnë vendimet përbrenda.
E krejt në fund Lumir Abdixhikut i them të mos i hedhë benzinë zjarrit, mjaftë e kanë bërë lëmsh politiken, futbolli më së paku ka nevojë për ndërhyrje nga politikanët, mendoj se ai ka boll punë për të bashkuar fraksionet brenda subjektit to tij politik, kshtu që besoj nuk i duhet edhe një ndarje tjetër. Futbolli i Kosoves ka nevojë për zgjidhje profesionale dhe aspak skemi nevojë për “troublemakers” nga politika.