Kandidatët për kryeministër e të gjithave partive politike të zgjedhjeve të 9 shkurtit, kanë dhënë shumë premtime në fushatën elektorale që është zhvilluar për 30 ditë.
Profesori i Shkencave Politike, Dorajet Imeri ka thënë për TV Arbëria se premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale nuk kanë mundësi për tu realizuar.
“Ka dy grupe premtimesh që kemi pa gjatë fushatës, partia në pushtet ka treguar më shumë sa përket rendit dhe ligjit, që ka pas një shtrirje realisht të sovranitetit, kjo është arritja më e madhe për mandatin që shkojë”, tha Imeri.
Sipas analistit Imeri partitë opozitare synuan përmes premtimeve ekonomike që ti bindin qytetarët të bashkohen atyre, u koncentruan në rritjen e pagave dhe shumica e premtimeve që janë dhënë nuk kanë mundësi për të realizuar për një mandat 4 vjeçar. Por, shumica e tyre janë në nivel të dëshirave sepse vota është besim ndaj teje dhe projektet që ofrojnë janë të bindshme dhe të besueshme të realizohen.
Brenda një mandatit shumica e premtimeve e sidomos të zhvillimit ekonomik janë të pa arritshme në kushtet dhe zhvillime që ka Republika jonë, tha ai.
Sipas tij, mbetet të shihet se sa do të realizohen premtimete e politikanëve pas fromimit të institucioneve të rregullta qeveritare.
Imeri ka folur edhe për koalicionet që duhet bërë për të formuar Qeverinë e re në Kosovë.
Sipas tij është “Detyra e të parit është që të arrijë të bëjë numrat për të formuar qeverinë e re. Levizja Vetëvendosje duhet të pres votat nga diaspora dhe votat me kusht dhe se si do të rreshtohen minoritaret që të ketë 61 deputetë që votat të jenë të mjaftueshme.
LVV dhe LDK kanë qeverisur për një kohë të shkurtur dhe kanë pasur një shkëputje të me njëhershme për shkak qendrimeve që ka pasur LDK – ja dhe që kanë kushtuar që u rrëzu Qeveria në kohë të pandemisë. Nuk përjashtohet një koalicion mes tyre dhe duhet të shohin të ardhmen dhe që mund të transformohen për brenda partive.
Analisti Imeri la të kuptohet se mundet edhe mandatari i dytë të formojë Qeverinë nëse e bë shumicën parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /TV Arbëria