Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kush mund ta kthejë trupin e Faton Hajrizit në Kosovë?

Extra AL PVC

Për ta sjell trupin e djalit të saj në vendlindje, nëna e Faton Hajrizit të martën kreu një analizë që ia kërkuan autoritetet serbe, avokatit Arianit Koci.

Ky i fundit shpreson që pas dërgimit të pështymës kufoma e 39 vjeçarit do të kthehet në Kosovë.

“Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!” , ka deklaruar Koci.

Mirëpo, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, Behxhet Shala shprehet skeptik së pas këtij veprim do ketë lëvizje në drejtim të kthimit të trupit të Hajrzit në Kosovë.

Pasi sipas tij, kjo punë është vetëm e Qeverisë së Kosovës.

Madje Shala thotë që në këtë punë nuk mund të kenë ndikim as avokati Koci e as organizatat tjera.

“Tash disa përpjekje që po bëhen nga avokati Arianit Koci i cili ka dalë publikisht që është i gatshëm vullnetarisht të shkoj në Beograd dhe të marrë kufomën, madje doli me një deklaratë patriotike që unë nuk kthehem në Kosovë pa trupin e Faton Hajrizit përvec që në qoftë më arrestojnë edhe mua, doli që edhe u kthy në Kosovë edhe pa Faton Hajrizin edhe nuk e arrestua. Ai nuk mund të ketë asnjë ndikim edhe përkundër vullnetit që ai e ka pasë në kthimin e kufomës së Faton Hajrizit për faktin që ai pikë së pari nuk është anëtar i Odës së Avokatëve të Serbisë, pra Serbia nuk e pranon si avokat, në anën tjetër ndikimi i tij ose ndikimi i ynë si këshill ose i ndonjë organizate tjetër më tepër është një ndikim moral dhe spekulativ sesa që mund të prodhojë një rezultat efektiv i cili do t’i ndihmonte familjes”, ka thënë Shala.

Televizioni ka tentuar që për këtë çështje të marrë një qëndrim edhe nga avokati, Arianit Koci, por që gjatë ditës ka qenë e pamundur.

Nga ana tjetër, nga Eulex-i kanë konfirmuar se janë të gatshëm për të ofruar mbështetje mirëpo nuk kanë dhënë detaje të tjera.

“Në përputhje me mandatin aktual të EULEX-it, Misioni mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, EUROPOL-it apo Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Çdo shkëmbim i mundshëm i informacionit policor i lehtësuar përmes EULEX-it mbulohet nga parimi i konfidencialitetit”, thuhet nga EULEX-i.

Autoritetet serbe thanë që e vranë Faton Hajrizin në Loznicë të Serbisë me 19 korrik.

Ai dyshohet se paraprakisht vrau në polic dhe plagosi rëndë një tjetër.

Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, më 6 korrik./Teve1

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...