Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kush janë Fronti i Ri Popullor, që projeksionet i nxjerrin fitues të zgjedhjeve parlamentare në Francë

Kush janë Fronti i Ri Popullor, që projeksionet i nxjerrin fitues të zgjedhjeve parlamentare në Francë

Kanë dalur projeksionet e zgjedhjeve parlamentare në Francë, lideri i LFI Jean-Luc Mélenchon shpalli fitoren për aleancën e tij pasi shumë sondazhe treguan se Fronti i Ri Popullor (NPF) fitoi shumicën e vendeve – edhe pse nuk arriti një shumicë absolute.

Ai tha se Kryeministri Gabriel Attal duhet të japë dorëheqjen dhe deklaroi se NPF është gati të qeverisë Francën, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Por kush janë Fronti i Ri Popullor?

Ata janë një aleancë e Socialistëve, Ekologjistëve, Komunistëve dhe Francës së Papërkulur (LFI) e formuar pasi Presidenti Macron shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare më 9 qershor.

Këto parti më parë kanë kritikuar njëra-tjetrën dhe kanë disa dallime kyçe në ideologji dhe qasje. Por ata vendosën të formojnë një bllok për të mbajtur të djathtën ekstreme jashtë qeverisë.

NPF ka premtuar të shfuqizojë reformat e pensioneve dhe imigracionit të miratuara nga qeveria aktuale, të krijojë një agjenci shpëtimi për emigrantët pa dokumente dhe të lehtësojë aplikimet për viza.

Ata gjithashtu duan të vendosin kufizime në mallrat bazë për të luftuar krizën e kostos së jetesës dhe të rrisin pagën minimale.